Ajo është njëra nga modelet shqiptare që pëlqehet jashtëzakonisht.
Dhe fjala është për Oriola Marashin, e cila prej vitesh ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe shtypit rozë.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 800 mijë njerëz në Instagram, kësaj radhe erdhi më ndryshe.
Ylli i markës “Guess” duket se u frymëzua nga seriali “Pasionet e Fshehta” për paraqitjen e re në rrjete sociale.
Me një kapelë në kokë e stil të ngjashëm, Marashi ka mahnitur të gjithë.
Fansat gjithashtu nuk munguan me komente e reagime pozitive për këtë stil.
E njëjta vlen të ceket se momentalisht bashkëpunon me markat më të njohur në botë. /Telegrafi/