Modelja e njohur, Oriola Marashi arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes.
Karriera e saj si modele ka ‘shpërthyer’ edhe ndërkombëtarisht dhe bukuroshja është e ndjekur edhe në rrjetet socile.
Herë pas here, modelja shqiptare sjell imazhe të ndryshme që në fokus vë linjat e saj joshëse të trupit.
Kështu ka vepruar edhe së fundmi teksa ekspozoi format në një veshje elegante dhe me stil.
Oriola shihet e veshur me një bluzë të kaltër me dekolte të hapur dhe mëngë të gjata të kombinuar me pantallona të zi.
Në këtë dalje ajo la flokët e gjatë lëshuar sipër ndërsa shihet edhe me një makijazh të theksuar.
“Kisha harruar t’i postoj këto”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve sipër të cilave pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
Ndryshe, kujtojmë që modelja tash e një kohë të gjatë është imazh i markës “Guess” që ia ka hapur mundësi të realizoi kampanja në vende të ndryshme në botë. /Telegrafi/