Modelja e njohur shqiptar, Oriola Marashi, gjithnjë rrëmben vëmendjen me dukjen e saj tejet joshëse.
Bukuroshja shqiptare e cila është më e njohura për momentin nga të gjitha modelet për shkak të linjave të saj, gjithnjë shfaqet provokuese.
Ajo vazhdon të jetë shumë e komentuar në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme për paraqitjet që rrëmbejnë vëmendjen.
Por, kësaj radhe Oriola ka provuar veten duke u shfaqur tejet bukur si një nuse.
Me fustan të bardhë ajo nuk tregon as linjat trupore as nuk shfaqet provokative, por duket më bukur se kurrë.
Modelja imazhin e ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka marrë një mori komentesh pozitive.
Oriola më parë është komentuar për romanca me emra si Noizy dhe menaxherin e Ledrit, Faton Shoshi. /Telegrafi/