Telegrafi

Oriola Marashi bën hapin tjetër, vendos fotografi me Eros Grezdën në profilin e Instagramit

Oriola Marashi dhe Eros Grezda (Foto: Instagram)

Modelja e njohur, Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda, janë çifti më i ri në estradën shqiptare.

Tashmë ata kanë vendosur që të jenë të hapur edhe në rrjete sociale, ndërsa po publikojnë imazhe të njëri-tjetrit.

I pari që e kishte bërë një gjë të tillë ishte Eros Grezda, ndërsa tani duket se radhën e ka bukuroshja brune.

(Foto: Instagram)

Në rrjetin social Instagram, ajo ka vendosur një imazh në të cilin shihet në ashensor, së bashku me futbollistin.

Ditë më parë, derisa Oriola po realizonte një fotosesion me fustan të bardhë, Grezda kishte ndarë disa sekuenca në rrjete sociale.

Pothuajse çdo veprim i dyshes është duke marrë vëmendje mediatike, pasi deri më tani nuk janë prononcuar për media. /Telegrafi/