Derisa është duke i shijuar ditët e ngrohta në plazh, Oriola Marashi ka vazhduar të publikojë fotografi në rrjetet sociale.
Ajo është kujdesur që t’i mbajë të informuar ndjekësit e saj lidhur me momentet e këndshme që po i kalon.
Për më shumë, ka vënë në pah linjat e mrekullueshme trupore, për të cilat është e njohur.
Ndërsa kësaj radhe, në disa nga pozat, ajo është shfaqur nga prapa, ndërsa pamjet nuk e lënë askënd indiferent.
“Ijët e mia nuk gënjejnë”, është përshkrimi i fotografive që i referohet këngës së Shakiras me të njëjtin titull. /Telegrafi/