Sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, Oriola Marashi bëhet temë e faqeve rozë, e gjithë kjo falë dukjes mahnitëse.
Modelja e njohur nga Shqipëria edhe në ditët festive është në qendër të vëmendjes përmes fotografive që i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
E veshur me fustan të zi, të hapur në pjesën e dekoltesë e që vë në pah hiret e saj, Oriola ka joshur vëmendjen e fansave të saj të shumtë.
“Ju plotësofshin të gjitha ëndrrat. Jua uroj Vitin e Ri 2020”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj.
Ndërsa ditë më parë, ajo ka marrë vëmendje me një fotografi të realizuar në Palma de Mallorca të Spanjës. /Telegrafi/