Telegrafi

Oriola, e mrekullueshme me kostum të larjes

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi/Endrit Mertiri)

Oriola Marashi ka vazhduar me publikimin e fotografive nga jeta e saj profesionale, ndërsa imazhet e reja nuk e lënë askënd indiferent.

Modelja shqiptare që po ndërton famë ndërkombëtare ka realizuar një set fotografik në Barcelonë të Spanjës.

Lexo po ashtu E veshur në rozë, Oriola tregon hiret e saj

Dhe derisa njihet për figurën mahnitëse trupore, pozat me bikini ngacmojnë imagjinatën e gjinisë së fortë.

Bukuroshja ka pozuar para aparatit të Endrit Mertirit, ndërsa në bazë të përshkrimit, kostumi i larjes është nga koleksioni i Aurela Hoxhës.

Pjesë e reklamimit të këtyre veshjeve, janë edhe bukuroshet tjera shqiptare, ndërsa disa fotografi i ka ndarë me ndjekësit e saj edhe Aurela në rrjetet sociale. /Telegrafi/