Oriola Marashi ka vazhduar me publikimin e fotografive nga jeta e saj profesionale, ndërsa imazhet e reja nuk e lënë askënd indiferent.
Modelja shqiptare që po ndërton famë ndërkombëtare ka realizuar një set fotografik në Barcelonë të Spanjës.
Dhe derisa njihet për figurën mahnitëse trupore, pozat me bikini ngacmojnë imagjinatën e gjinisë së fortë.
Bukuroshja ka pozuar para aparatit të Endrit Mertirit, ndërsa në bazë të përshkrimit, kostumi i larjes është nga koleksioni i Aurela Hoxhës.
Pjesë e reklamimit të këtyre veshjeve, janë edhe bukuroshet tjera shqiptare, ndërsa disa fotografi i ka ndarë me ndjekësit e saj edhe Aurela në rrjetet sociale. /Telegrafi/