Pushtim i faqeve rozë me imazhet e saja tashmë është bërë përditshmëri, ndërsa Oriola Marashi vazhdon të mahnitë me pozat që i publikon.
E përcjellë nga afro 600 mijë ndjekës në Instagram, modelja që po ndërton famë ndërkombëtare arrin në qendër të vëmendjes me secilin publikim.
Dhe derisa bën rolin e modeles, ajo nuk heziton të ngacmojë imagjinatën me hiret e fizikut të saj.
Gjatë të dielës, Oriola i ka shpërndarë disa fotografi nga një set i ri fotografik në kuadër të punës së saj.
Porse, ajo duket e mrekullueshme ndërkohë që i ka vënë në plan të parë format e admiruara trupore. /Telegrafi/