Fillimisht e mbajtën të fshehur, por tashmë ata ia kanë konfirmuar publikut që janë çift.
Futbollisti i njohur kosovar, Eroz Grezda, dhe modelja Oriola Marashi, duket se janë duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre të re.
Përveç imazheve herë pas here të përbashkëta, Grezda dhe Marashi kanë filluar tashmë t’ia shprehin edhe publikisht dashurinë njëri-tjetrit.
Këtë e vërtetoi vetë Erosi, i cili në një fotografi të fundit të publikuar nga Oriola, nuk ka mundur të rezistojë pa i lënë një koment përkëdhelës të dashurës së tij.
Teksa kjo e fundit shfaqej mjaft atraktive në një kostum të zi dhe transparent, futbollisti i komenton duke i shkruar: “limonada ime”.
E njëjta i është përgjigjur me replikë, duke iu drejtuar të dashurit të saj me fjalët “mbreti im”.
Kujtojmë që dyshja në fjalë e nisën lidhjen e tyre muaj më parë, gjersa përgjatë gjithë kohës së karantinës kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin. /Telegrafi/