Telegrafi

Orinda Huta si një princeshë përrallash! (Foto)

Këngëtarja dhe prezantuesja Orinda Huta është shumë e pëlqyer për stilin e saj!

Ndonëse ka vite që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg, ajo vazhdon ende të mbahet mend nga publiku për këngët e saj ndër vite.

E buzëqeshur dhe gjithnjë e hareshme, Orinda di të bëjë për vete gjithmonë fansat me imazhet që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse.

Bukuroshja bionde ka pozuar në dëborë së bashku me një kalë, duke marrë kështu pamjen e një princeshe si në përrallat e “Disneyt”.

E veshur me stil dhe ngjyra, këngëtarja Huta dukej e magjishme në imazhin në fjalë.

“Kur tundohesh edhe për t’u bërë e bardhë borë (nga flokët)” (sic.), ka shkruar Orinda përbri fotografisë. /Telegrafi/