Orinda Huta është një prej personazheve më simpatikë të ekranit.
Shumë bujë në media këtë vit bëri martesa e saj me moderatorin Turjan Hyska, e cila mori vëmendjen e të gjithëve.
Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Orinda ka treguar përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, se ka shkuar në Beograd për premierën e “Museum Solidarity”.
Ajo ka publikuar një fotografi të qytetit në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës e ka cilësuar kryeqytetin serb si të shëmtuar.
“…dhe pastaj duket kaq i shëmtuar”, shkruan ajo në fotografi.
Ndryshe, Orinda viteve të fundit ka lënë paksa anash muzikën duke iu përkushtuar më shumë modelimit dhe televizionit, /Telegrafi/