Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Orinda Huta, po qëndron e karantinuar në Tiranë me bashkëshortin e saj, Turjan Hyska.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo publikoi një fotografi mjaft të veçantë në rrjetin social Instagram, ku shihej nën përqafimin e bashkëshortit të saj.
Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa i qëndrojnë pranë dhe të shtrënguar mes vete.
Komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift. /Telegrafi/