Telegrafi

Orinda Huta emocionoi të gjithë me një dedikim plot dashuri (Foto)

Pak ditë më parë këngëtarja Orinda Huta është befasuar nga një festë beqarie organizuar nga mikeshat e saj më të afërta.

Ajo është lumturuar shumë nga kjo festë surprizë buzë detit dhe e personalizuar me detaje nga lidhja e saj me moderatorin Turjan Hyska.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Por, duket se sot Orinda ka vendosur të bëjë një dedikim të veçantë për dikë special, motrën e saj, e cila jeton jashtë vendit.

“Sepse ajo është gjithnjë aty për mua dhe lum ka motra. Krahë për krahë apo me milje larg motrat lidhen gjithnjë nga zemra,”-ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqen së bashku.

Më 27 korrik Orinda dhe Turi do të lidhen në martesë. /inTv/Telegrafi/