Telegrafi

Orinda Huta dhe Turjan Hyska konfirmojnë se po bëhen prindër për herë të parë

Orinda dhe Turjan Hyska (Foto: Instagram)

Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajmet se Orinda Huta dhe Turjan Hyska do bëhen prindër për herë të parë.

Megjithatë, ky aludim sapo është konfirmuar ditën e sotme (e diel) përmes rrjeteve sociale nga vet protagonistët.

Të njëjtit kanë ndarë fotografi pranë njëri-tjetrit, me anë të të cilave njoftojnë për pritjen e ëmbël pas një kohe të gjatë.


“Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”, ka shkruar Huta krahas postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Orinda Huta

Në anën tjetër, prezantuesi shqiptar shtoi: “Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një bebe”.

Orinda dhe Turjani janë prej vitesh së bashku, gjersa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017.

Dyshja po ashtu shquhen si moderatorë të famshëm dhe Huta momentalisht është autore e emisionit “Jo vetëm modë”. /Telegrafi/