Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajmet se Orinda Huta dhe Turjan Hyska do bëhen prindër për herë të parë.
Megjithatë, ky aludim sapo është konfirmuar ditën e sotme (e diel) përmes rrjeteve sociale nga vet protagonistët.
Të njëjtit kanë ndarë fotografi pranë njëri-tjetrit, me anë të të cilave njoftojnë për pritjen e ëmbël pas një kohe të gjatë.
“Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”, ka shkruar Huta krahas postimit.
Në anën tjetër, prezantuesi shqiptar shtoi: “Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një bebe”.
Orinda dhe Turjani janë prej vitesh së bashku, gjersa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017.
Dyshja po ashtu shquhen si moderatorë të famshëm dhe Huta momentalisht është autore e emisionit “Jo vetëm modë”. /Telegrafi/