Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se sulmuesi Divock Origi mund të rikthehet nga lëndimi para se të përfundojë ky sezon.
Origi pësoi një lëndim në fitoren 4 me 0 ndaj Evertonit kur në të ndërhyri ashpër Ramiro Funes Mori dhe ishte raportuar se belgu ka humbur sezonin.
Trajneri gjerman është optimist se 21-vjeçari mund të rikthehet në fushë kah mesi i muajit maj.
Duke folur në konferencën për medie para ndeshjes me Newcastle Unitedin, 48-vjeçari ka thënë: “Është lëndim serioz, por nuk mund të themi se ka përfunduar sezoni për të”.
“Çfarë të them? Ne do të provojmë gjithçka, por duhet të punojmë me të dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.