Telegrafi

Origi: Refuzova Unitedin dhe Bayernin

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi, ka zbuluar se ai ka refuzuar mundësi që t’i bashkohet Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut.

Origi pohon se ai ishte dashur nga Unitedi kur i kishte vetëm 15 vjet.

“Unë fillova me kokmbëtaren U16 dhe shumë vit i mirë ishte për mua, ku shumë klube shkonin te babai im për ta pyetur. Unë dëgjova për Manchester Unitedin se dëshiron të më transferojë”.

“Unë vizitova qendrën stërvitore të Lille. Isha i mrekulluar nga sa mirë ishte aty. E pashë Eden Hazardin që kaloi nëpër atë kohë duke u bërë yll. Lille ka reputacion të mirë në ngritjen e lojtarëve”.

“Zemra më tha: Shko te Lille. Më kujtohet kur erdha nga shkolla dhe qëndrova në kuzhinë e babai më tha: zgjedhja është e jotja, ku dëshiron të shkosh?’ Unë vendosa të shkoj në Lille”.

“Në vitin 2014 kishte oferta nga gjithandej. Bayerni kishte interesim, të gjitha klubet. Por, unë erdha te Liveprooli, i pashë qendrat stërvitore dhe kam folur me Rodgersin. Kur erdha, të gjithë e dinin emrin tim, dhe e dinin se kush jam duke iu referuar një videoje me moshat U15”.

“Ata i dinin cilësitë e mia dhe kur i pashë vlerat e klubit – pasime, presion, lojtarë të shpejt – unë thashë: Liverpooli është vendi ku dua të shkoj”, deklaroi Origi. /Telegrafi/