Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi, ditëve të fundit ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Atletico Madridi, por lojtari ka qetësuar fansat e klubit anglez.
Belgu ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e Reds pasi beson se skuadra ka kualitet për të bërë gjëra të mëdha.
‘Jam në një klub të madh dhe kjo është një nga sfidat të jesh pjesë e një klubi të madh. Por, kjo është ajo që të shtytë të vazhdosh sa më lartë. Ne duhet të motivojmë dhe përkrahim njëri tjetrin që të arrijmë diçka”.
“Arsyeja pse erdha te Liverpooli, ishte sfida. Të gjithë ne kemi kualitete, por duhet të jemi të bashkuar dhe të tregojmë se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”.
“Kemi një skuadër të mirë, duhet të punojmë”, ka thënë Origi për LiverpoolFC.com. /Telegrafi/