Telegrafi

Oriana Sabatini spekulohet si e dashura e re e Dybalas (Foto)

Paulo Dybala duket se i ka dhënë lamtumirën Antonella Cavalierit dhe tashmë është në një marrëdhënie me Oriana Sabatinin.

Në Argjentinë janë të sigurt se bukuroshja 21 vjeçare nga Argjentina, është frymëzimi i ri i yllit të Juventusit, transmeton TCH.

Oriana është modele, këngëtare dhe aktore, e cila u bë e famshme duke luajtur Azulin, protagonisten e telenovelës “Aliados”.

 

Deri tani, as Dybala dhe as Oriana, nuk kanë reaguar ndaj zërave që vijnë nga Argjentina dhe që konfirmojnë një romancë mes tyre.