Paulo Dybala duket se i ka dhënë lamtumirën Antonella Cavalierit dhe tashmë është në një marrëdhënie me Oriana Sabatinin.
Në Argjentinë janë të sigurt se bukuroshja 21 vjeçare nga Argjentina, është frymëzimi i ri i yllit të Juventusit, transmeton TCH.
Oriana është modele, këngëtare dhe aktore, e cila u bë e famshme duke luajtur Azulin, protagonisten e telenovelës “Aliados”.
Deri tani, as Dybala dhe as Oriana, nuk kanë reaguar ndaj zërave që vijnë nga Argjentina dhe që konfirmojnë një romancë mes tyre.