Një studim amerikan tregon se për femrat, mundësia e arritjes së orgazmës është në proporcion të drejtë me njohjen e partnerit.
Nëse për meshkujt mund të jetë më emocionuese kryerja e marrëdhënieve seksuale më një partnere të saponjohur, nuk vlen e njëjta gjë për femrat.
Për t’a vërtetuar këtë është një studim amerikan në të cilin rezultatet janë të pakundërshtueshme: Për femrat është më e lehtë kënaqësia seksuale kur e njohin mirë (prej disa kohësh) partnerin e tyre.
Të shkosh në krevat me të parin që të del përpara nuk të dhuron momente të paharrueshme kënaqësie, të cilat janë shumë më të shpeshta në një marrëdhënie ku partnerët njihen shumë mirë.
Vetëm 11% e të intervistuarave deklaruan se kanë përjetuar kënaqësi seksuale me një mashkull që sapo e kanë njohur, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre, rreth 67% deklaruan se e kanë arritur atë rreth gjashtë muaj pas takimit të parë.
Në këto rezultate ka shumë rëndësi edhe fakti që shpesh femrat “kanë turp” të kërkojnë hapur dhe menjëherë praktika seksuale të caktuara ndoshta edhe për shkak të disa mendësive kulturore sipas së cilave të bërit seks rastësor është diçka e gabuar.
Si për të konfirmuar këtë deklaratë edhe një mjeke studiuese nga Universiteti i Harvard-it, Justin Lehmiller, shpjegon se si mendësia ka shumë rëndësi kur flasim për seksin rastësor:
45% e femrave arrijnë orgazmën nëse dëshirojnë ta zhvillojnë marrëdhënien me atë mashkull dhe nëse nuk ekziston ky lloj objektivi, kënaqësia seksuale arrihet nga më pak se 37% e tyre. /Telegrafi/