Telegrafi

Organizuan lojëra të fatit, arrestohen tre persona në Viti

Foto: Ilustrim/Arkiv

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar pasi dyshohen se kishin organizuar lojëra të fatit.

Rasti i parë ka ndodhur të martën rreth orës 19:45, në Viti, ku gjatë bastisjes në disa lokacione janë konfiskuar disa kompjuterë që kanë shërbyer për organizimin e lojërave.

Rasti i dytë ka ndodhur të martën rreth orës 19:30 sërish në Viti, ku gjatë bastisjes në disa lokacione janë konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit dhe një printer që kanë shërbyer për organizimin e lojërave.

Ndërkaq, rasti i tretë sipas raportit të policisë ka ndodhur të mërkurën në Viti, ku gjatë bastisjes në një lokal janë konfiskuar 14 shtëpiza kompjuteri dhe 10 televizorë që kanë shërbyer për organizimin e lojërave.

Ndërkaq, pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/