Telegrafi

Organizonte lojëra të fatit, policia arreston të dyshuarin në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Deçan, i njëjti dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar dy monitorë (televizorë), një kompjuter, një printer për tiketa të bastoreve dhe mjete të tjera përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/