Një person është arrestuar pasi duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria ka organizuar aheng familjar me 27 persona.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:36 në rrugën “Gjergj Fishta”, në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, ka organizuar-mbajtur aheng familjar me 27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/