Site icon Telegrafi

BE organizoi një festë ‘gala’ për lansimin e profilit të saj në metaverse prej 387,000 eurove – vetëm 6 persona ‘shkuan’ aty

Imagjinojeni rastin e organizimit të një feste nga ana juaj dhe askush nga të ftuarit nuk erdhi. Është makthi i çdo organizatori, e ndoshta është makth edhe më i madh kur e kujton se ju keni shpenzuar afro 400 mijë euro për organizim.

Më herët gjatë kësaj jave, Departamenti i Ndihmës së Jashtme i Komisionit Evropian organizoi një festë në metaverse duke provuar që të ngritin vetëdijen tek audienca e të rinjve për punën që ky departament e bënë.

Sipas raporteve, vetëm 6 persona e bënë paraqitjen e tyre digjitale në këtë event, raporton euronews, transmeton Telegrafi.

Departamenti në fjalë punon mbi mbështetjen e shumë vendeve në botë, qoftë kjo duke dhuruar grante tek vendet në zhvillim, duke bërë investime për reduktimin e varfërisë ose me kontribute në financimin mbi klimën.

Ata shpenzuan 387 mijë euro në platformën e tyre në metaverse, të cilën e krijuan për të promovuar iniciativën globale Global Gateway të BE-së, me të cilën shpresojnë që të bëjnë një investim prej 300 miliardë eurove në ndërtimin e infrastrukturës së re në disa vende të ndryshme.

Një pjesëmarrës që u shfaq në atë që u quajt si një “ngjarje gala” ishte gazetari Vince Chadwick.

“Pas bisedave fillestare të hutuara me ata afro pesë njerëzit e tjerë që u shfaqën në këtë event, mendova se unë jam vetëm”, shkroi ai në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version