I zëvendësuan çizmet dhe uniformën me take dhe fustane solemne. Gratë që luftojnë kundër ushtrisë ukrainase të shtunën kanë marrë pjesë në garën për luftëtaren më të mirë.
Ngjarjen e kanë organizuar udhëheqja e pavarur e qytetin Donetsk për nder të 8 Marsit që ende festohet në gjithë ish-bashkimin Sovjetik, transmeton AP.
Gratë nga tri batalionet proruse u paraqitën me fustane solemne ndërsa me uniforma morrën shpërblime dhe lule.
Shumica nga to janë vendase dhe në ngjarje arritën të përcjella nga të dashurit e tyre, ndërsa vetëm njëra ishte nga qyteti rus Bryansk. Disa nga gratë dikur kanë punuar si edukatore ose kanë pasur biznes privat. /KP/Telegrafi/