Më 10 prill në qytetin e Shkupit do të organizohet maratona e katërt me radhë për femra, që është pjesë e maratonës promovuese Wizz Air Skopje Marathon 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të interesuarit mund të paraqiten në faqen e internetit të maratonës, ndërkaq parapagimi deri më 21 mars kushton 100 denarë, që ë pastaj të rritet në 150 denarë, deri më 6 prill. Ato femra që do të paraqiten deri më 29 mars, do të marrin numër startues me emrin e tyre.
është për tu përshëndetur futja e kësaj maratone në kalendarin e Federatës Evropiane të Atletikës, kurse më 10 prill, organizatorët presin një pjesmarrje prej 1000 femrave dhe të startojnë maratonën në ora 10 e mëngjesit nga parku i qytetit të Shkupit./Telegrafi/