Site icon Telegrafi

Organizohet debat ‘Ombudsmani-midis qytetarëve dhe institucioneve’

Debat ‘Obdusmani-midis qytetarëve dhe institucioneve’ do të mbahet sot në Tetovë në organizim të OJQ Infoqendra dhe Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në diskutim, siç është paralajmëruar do të marrin pjesë avokati i popullit Ixhet Memeti, gazetarja Gordana Duvnjak dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovska, njofton AIM.

Debati, sipas organizatorëve, do të tentojë të japë përgjigje në pyetjet, siç janë nëse dhe si Ombudsmani i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre para institucioneve shtetërore, nëse qytetarët e njohin Ombdusman si mbrojtës të tyre, nëse institucionet shtetërore veprojnë sipas indikacioneve të Obdusmanit, nëse Ombudsmani ka reputacion të fuqisë, institucion autoritar dhe të pavarur në opinion, njofton AIM.

Ngjarja realizohet në kuadër të projektit ‘Monitorimi i qyetarëve te Avokatit i Popullit’ i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version