Telegrafi

”Organizohen” kurse tallëse për gjuhën shqipe në Maqedoni (Foto)

Gjuha shqipe dhe zyrtarizimi i saj në Maqedoni është bërë temë e partive politike ku disa thonë se do të zyrtarizohet sapo ta marrin pushtetin e kurse tjerët thonë se nuk mundet që gjuha shqipe të jetë zyrtare. Telegrafi Maqedoni ju sjell një faqe në Facebook e cila tallet me propozimet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Kjo faqje e cila është anonime dhe nuk dihet kush e menaxhon, e ka publikuar informacionin se ”organizon” kurse të gjuhës shqipe.

Njoftimi bëhet në një gjuhë të përzier, mes shqipes dhe maqedonishtes dhe si duket, me këtë postim, sulmohet rëndë propozimi i Zoran Zaev për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

”Për komunën e Strumicës dhe më gjërë, kurse falas”

Testi përfundimtar, sipas kësaj faqjeje do të jetë të përkthehet teksti i këngës Xhamadani vija vija./Telegrafi/