Site icon Telegrafi

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, 13 persona në Ferizaj shoqërohen në Polici   

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt të hënën ka pranuar një informacion se në një lokal në fshatin Greme të Ferizajt dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese të  stacionit policor në Ferizaj, menjëherë janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur në 13 persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar  të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35 vjeçar është ndaluar në  mbajtje për 48 orë, për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa personat tjerë  janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version