Prishtina Football Fest sjell te ju finalen e madhe të Euro 2020. Tre Luanët dhe Azzurët ndeshen për trofeun e lavdisë në historinë e futbollit.
Me organizim unik, në ekranin dhe skenën më të madhe deri më tani, Prishtina është si çdo metropol tjetër.
Me atmosferë, pije të ftohta e argëtim pa limit, përjetoni momente fantastike që do t’i keni gjithmonë kujtim!
Në Prishtina Football Fest, besuam nga dita e parë që kjo do të jetë finalja e madhe, dhe prandaj i vendosëm flamujt në shesh.
Tani këtë finale do të mund ta ndiqni në një ambient dhe atmosfere të pakrahasueshme në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe me ndjesinë e stadiumit në mes të Prishtinës.
Mos e humbni këtë rast! Ejani dhe përjetojini emocionet e finales!
P.S. Ejani dhe përjetojini emocionet e finales. Për këtë lojë s’po parashikojmë.