Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një lokal në Graçanicë janë takuar gjashtë të dyshuar duke luajtur bixhoz.
Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 19:19.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar letrat, një fletore dhe para.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/