Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit janë hasur në një lokal duke zhvilluar lojëra fati.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “Marin Barleti”, në Vushtrri.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuteri, një printer, një fletore, fleta basti dhe para të gatshme 30.70 euro.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë hasur në një lokal duke zhvilluar lojëra fati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuteri, një printer, një fletore, fleta basti dhe para të gatshme 30.70 euro. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/