Site icon Telegrafi

Organizatori i dasmës së Lionel Messit angazhon 300 agjentë që t’i largojnë nga rruga të pastrehët, lypësit dhe shitësit ambulant (Foto)

Organizatori i dasmës së Lionel Messit ka punësuar 300 agjentë që të ‘pastrojë’ rrugët e Rosarios nga lypësit dhe shitësit ambulant.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të martohet më dashurën e tij Antonella Roccuzzo në ngjarjen që prite të jetë e viti në Argjentinë.

Vetëm 260 persona janë ftuar në këtë dasmë madhështore me shokë të tij që ka luajtur në Barcelonë dhe në kombëtaren argjentinase.

Lypësit duke u larguar nga rruga

Sipas AFP, organizatori i dasmës ka punësuar 300 agjentë për t’i larguar punëtorët lokal dhe lypësit nga rrugët.

Punëtorët

Messi, 30 vjeç dhe Antonela 29, kanë lindur në të njëjtin vend.

Edhe ata që punojnë me kalë

Rosario ka 1.2 milion banor dhe shihet si një prej qyteteve më të rrezikshme në Amerikën Latine. Trafikimi i drogës është një nga të këqijat më të mëdha që i kanë ndodhur këtij vendi. /Telegrafi/

Exit mobile version