Telegrafi

Organizatorët e ‘Oscars’ bëjnë plane për shtyrjen e evenimentit

(Foto: Rodin Eckenroth/Getty Images/Guliver)

Organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ janë duke bërë plane për shtyrjen evenimentit të radhës, i cili do të mbahet për 93-tën herë me radhë.

Kjo vjen pasi ka mungesë të prodhimit të filmave të rinj, të cilët nuk kanë mundur të realizohen për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.

Evenimenti për ndarjen e çmimeve në vitin 2021 mund të shtyhen për një datë të mëvonshme, duke shënuar tronditjen më të madhe të historinë e ‘Oscars’.

(Foto: Andrew H. Walker/Getty Images/Guliver)

 

Sipas një raporti të ri, organizatorët për ceremoninë e vitit të ardhshëm janë në bisedime për të organizuar përsëri ceremoninë, e cila ishte planifikuar të mbahej në 28 shkurt.

Filmat e mëdhenj tashmë i kanë shtyrë datat e lëshimit të tyre, ndërsa kinematë në të gjithë botën mbesin të mbyllura. Filmi më i fundit i James Bond, “No Time To Die”, ishte një nga projektet që nuk u publikua dhe u shty nga muaji prill për në muajin nëntor të këtij viti.

Një burim i ka thënë The Sun se organizatorët po bëjnë gjithçka munden për të siguruar një ceremoni në vitin 2021: “Organizatorët e Oscars kanë qenë në bisedime me javë të tëra nëse ceremonia mund të shkojë përpara”.

Oscars (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

“Do të kishte një rebelim nëse nuk do të bëheshin ndryshime dhe industria mund të shkatërrohej plotësisht nëse studiot e filmave do të mbanin ofertat e tyre deri në ceremoninë e vitit 2022”.

Muajin e kaluar nga Akademia njoftuan se i kishin ndryshuar rregullat për të lejuar që filmat e lëshuar pa një shfaqje teatrale të jenë të pranueshme. /Telegrafi/