Site icon Telegrafi

Organizatat qytetare ngritën zërin kundër ajrit të ndotur

Organizata “Shoqëria kancerogjene” edhe këtë të shtunë dolën në rrugë duke dhënë mesazhe të ndryshme për ndotjen e ajrit. Ata thonë se pushteti edhe më tej nuk din se si të luftojë ajrin e ndotur dhe kërkojnë nga institucionet kompetente që në mënyrë serioze ta marrin problemin e ndotjes së ajrit.

Ata kërkojnë nga pushteti të caktojë mbledhje ku do të propozojnë masa që do të japin rezultat edhe në plan afatgjate. Institucionet, thonë nga organizata, nuk janë të interesuara të zgjidhin problemin e ajrit të ndotur ndërsa pasojat i vuajnë fëmijët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si pasojë e ajrit të ndotur në Maqedoni para kohe humbin jetën mbi 3.000 persona. Ata rekomandojnë që në vend të përmirësohen sistemet e ndjekjes së ajrit të pastër.

Sipas raporteve thuhet se ndotja e ajrit në Shkup dhe Tetovë më shumë ndikohet nga industria dhe amvisëritë, automjetet janë ndotës mesatar ndërsa të fundit janë makinat bujqësore dhe mbeturina.

Organizatat ekologjike vazhdimisht theksojnë se buxheti qeveritar për menaxhimin e ndotjes së ajrit është i pamjaftueshëm. Ata bëjnë thirrje që menjëherë të vendosen filtra te fabrikat që janë edhe ndotësit më të mëdhenj.

Protesta për ajër të pastër nga kjo organizatë thonë se do të ketë edhe javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version