Site icon Telegrafi

Organizatat për të drejtat e maqedonasve dënojnë marrëveshjen me Bullgarinë

Organizatatat për të drejtat e maqedonasve: “Ilinden”, Lëvizja ndërkombëtare për të drejtat e maqedonasve, Komiteti australiano-maqedonas për të drejtat e njeriut dhe Aleanca maqedonase për integrime evropiane, kanë dënuar marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Ata thonë se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është e pabarabartë dhe i kënaq vetëm aspiratat bullgare nacionaliste. Sipas tyre, kjo marrëveshje vendos në pikëpyetje sovranitetin e Maqedonisë.

“Me këtë marrëveshje Maqedonia bën edhe një hap drej largimit nga pakica maqedonase në Bullgari. Largimi deklarativ i mëhershëm, tani bëhet pjesë e marrëveshjes “për fqinjësi të mirë”, thonë organizatat.

Ata në fund shtojnë se kjo marrëveshje nuk do të kontribuojë për fqinjësi të mirë mes shteteve, por përkundrazi do të sjell deri tek urrejtja mes tyre./Telegrafi/

Exit mobile version