Site icon Telegrafi

Organizatat ekologjike në Maqedoni kërkojnë referendum me ligj, para dhënies së koncesioneve për xehetari

Disa organizata ekologjike kërkojnë që të merret parasysh referendumi në rastet kur jepen koncesione për kërkime dhe eksploatime të lëndëve të para minerale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit parlamentar për çështje ekonomike, Goran Milevski, organizatat theksojnë se i mbështetin ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale.

Mirëpo, organizatat thonë se janë të domosdoshme që me amandamente të ndërhyhet në tekstin dhe të parashihet referendimi i qytetarëve në vetëqeverisjen lokale ku planifikohet hapja e një xeheroreje.

Njiherit organizatat qytetarë konsiderojnë se Maqedonia mundet dhe patjetër të mendojë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm, kurse konsiderojnë se ndalimi i cianidit dhe acidit sulfhidrik në industrinë e xehetarisë paraqet më të paktën që deputetët mund ta bëjnë për të mbrojtur qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version