Premtimet për rritjen e pagës minimale për 20%, organizatat e punëdhënësve e vlerësojnë si një premtim pa analizë. Ata e shohin si marketing politik, e cila veshtirë se mund të realiziohet në kushte kur kemi qeveri teknike ndërsa premtimi vjen nga ministry në largim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë ata shohin mundësi për kthimin besimin tek punëdhënist, e cila mund të ndihmojnë kompanitë të mbajnë punëtorët të cilët për shkak të rrogava të ulta janë duke ikur nga vendi. Nga ana tjetër qytetarët ankohen se me rrogat që I marrin është shumë vështirë të mbijetohet.
Sipas një analize të institutit “Finance Think” rritja e menjëhershme e pagës minimale mund të çojë edhe deri në largimin e punëtorëve pasi shumë kompani nuk do të jenë të gatshme ta përballojnë këtë rritje. Nga ky institut thonë se për atë arsye rritja duhet të bëhet në mënyre graduale e shoqëruar me subvencione të vendeve të punës, trajnime dhe rikualifikime./Telegrafi/