Site icon Telegrafi

Organizatat civile në Maqedoni kërkojnë më shumë mjete për mjekimin e HIV-it

Platforma e organizatave civile të cilat zbatojnë programe për parandalimin të HIV-it dhe mbështetje në lidhje me HIV te grupet e ekspozuara në rrezik më të madh në Maqedoni, kërkojnë që institucionet kompetente të korrigjijnë buxhetin për programin e HIV, me qëllim që të sigurohen mjete të mjaftueshme për mjekim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Andrej Senil, drejtor i përgjithshëm i shoqatës “Së bashku më të fortë”, tha se kërkesa e tyre është që të vendosen edhe mekanizma stabile për bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe sektorit civil me mbështetje financiare.

Hristijan Jankullosku, kryesues i mekanizmit koordinativ kombëtar – trup multiseltorial për mbykëqirje të programeve për HIV dhe tuberkuloz, të financuar nga fondi global në Maqedoni, përkujtoi se në Maqedoni në fund të qershorit përfundon financimi nga ana e Fondit Global.

Aida Kurtoviq, zv.kryetare e Bordit drejtues të Fondit Global për luftë kundër HIV, tuberkulozës dhe malaries, tha se është e nevojshme të rritet financimi dhe bashkëpunimi midis qeverive dhe sektorit civil dhe bashkësive të cilat janë drejtpërdrejtë të prekura nga këto sëmundje./Telegrafi/

Exit mobile version