Site icon Telegrafi

Organizata “First Amandment” sfidon kufizimin e TikTok në universitetet e Teksasit

Një grup për mbrojtjen e fjalës së lirë dhe një koalicion studiuesish mbi efektin e teknologjisë në internet në shtetin e Teksas, nëpërmjet një padie të re janë duke sfiduar një ndalim të TikTok-ut që prek pajisjet e qeverisë.

Në padinë e paraqitur nga Instituti Knight First Amendment të Columbia University, në emër të Koalicionit për Kërkime të Pavarura të Teknologjisë, paditësit argumentojnë se kufizimet në TikTok në Teksas shkelin Amendamentin e Parë. Kjo padi fokusohet tek mënyra se si ky ndalim prek anëtarët e fakulteteve në universitetet publike.

“Ndalimi nga studimi dhe mësimdhënia me TikTok i fakulteteve të universitetit publik nuk është një përgjigje e arsyeshme apo kushtetuese ndaj shqetësimeve në lidhje me mbledhjen e të dhënave dhe dezinformimin”, tha Jameel Jaffer, drejtori ekzekutiv i Institutit Knight First Amendment, raporton TechCrunch, përcjell Telegrafi.

“Texas-i duhet të ndjekë objektivat e tij me mjete që nuk imponojnë një barrë kaq të rëndë për të drejtat e Amendamentit të Parë. Legjislacioni i privatësisë do të ishte një vend i mirë për të filluar”, shtoi tutje ai.

Në fund të vitit të kaluar, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, udhëzoi agjencitë e Teksasit që të hiqnin aplikacionin nga pajisjet qeveritare, duke përmendur shqetësimet e sigurisë mbi pronësinë kineze të TikTok.

Abbott i përshkroi shqetësimet rreth TikTok si “kërcënime në rritje”, duke lëshuar një afat në mes të shkurtit për zyrat qeveritare për të zbatuar ndryshimet. Muajin e kaluar, guvernatori nënshkroi një ligj për të forcuar ndalimin, i cili fillimisht mori formën e një urdhri ekzekutiv.

Ky ndalim zbatohej gjithashtu për universitetet publike në Teksas, të cilat u filluan të bllokojnë TikTok-un nga rrjetet Wi-Fi të kampusit dhe pajisjet në pronësi të shkollës. Texas A&M dhe Universiteti i Teksasit ishin ndër kolegjet që u pajtuan me ndalimin, duke kufizuar qasjen në aplikacionin e goditur të videove sociale nëpër kampuset e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version