Telegrafi

Organizata ekologjike kërkojnë nga Zaevi të shpall moratorium për qytetin e Ohrit

Disa organizata ekologjike kanë dërguar një shkresë deri te Kryeministri Zoran Zaev nga i cili kërkojnë të shpallet moratorium për të gjitha transformimet urbane në breg të liqenit, në rajonin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OJQ-të, “Front 21/42”, “Ohrid SOS”, dhe “Eko Svest”, thirren në Raportin e mbikëqyrjes të misionit të UNESCO-së dhe Komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-së, të vitit 2017, që kërkon nga shteti një moratorium të këtillë.

Ekologjistët konsiderojnë se udhëzimi i UNESCO-së nuk është marr në konsideratë nga ana e Qeverisë, e cila në mbledhjen e 53-të miratoi një informacion për aktivitete në rajonin e Ohrit.

Njiherit, ekologjistët ia kujtojnë Qeverisë edhe udhëzimin e Komisionit Evropian (KE), që Maqedonia të respekton obligimet për mbrojtje të natyrës. /Telegrafi/