Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje dhe shpëtim në bjeshkë dhe terrene të pashkelura “Asklepij” behet organizata e parë e Maqedonisë që bëhet pjesë e Komisionit Ndërkombëtar për shpëtimin e alpeve ICAR-CISA (International Commission for Alpine Rescue), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fitimi dhe puna e alpinistëve maqedonas drejt kritereve të larta në këtë segment të punës siç informon “Asklepij” është vërtetuar nga mbledhja e jashtme e Bordit Drejtues të ICAR-CISA duke sjellur vendim pozitiv për antarsim.
“Asklepij” është formuar në vitin 2005 nga alpinistët maqedonas, si pasoje e nevojës serioze të pjesëmarrjes së ekipeve të shpëtimit dhe njohjes ndërkombëtare të standardeve dhe praktikave.
Komisioni Ndërombëtar për shpëtimin e alpeve është i pavarur, organizatë botërore që respekton pjestarët e saj dhe promovon bashkëpunimin ndërkombëtar. /Telegrafi/