Interi është afër zyrtarizimit të transferimit më të ri, Emre Mor.
Anësori i Dortmundit është krejt afër kalimit te Interi.
Agjenti i lojarit, Muzzi Ozcan, tashmë ka arritur në Milano ku ka një takim me drejtorin Sabatini, gjithnjë sipas Gianluca Di Marzios.
Interi do të paguaj 12 milionë euro në një marrëveshje huazimi me obligim blerje.
Në anën tjetër Gary Medel është afër largimit nga Interi.
Piero Ausilio do të takohet me agjentin e lojtarit për të lehtësuar procedurat për largimin e tij, me disa skuadra që janë të interesuara për shërbimet e kilianit. /Telegrafi/