Përjetimi i dëshirave të çuditshme gjatë shtatzënisë është një përvojë e zakonshme, nga turshitë dhe akulloret te oreot me salmon.
Dhe ndërsa shumë prej tyre duket se mund t’ju neveritin – rezulton se disa prej tyre janë në të vërtetë të shijshme.
Studentja Mia Challiner, e cila është britanike por jeton në Francë, është bërë virale në TikTok duke provuar kombinime të çuditshme dhe duke i vlerësuar ato deri në dhjetë, duke përfshirë ushqime të ndryshme.
Ylli i rrjeteve sociale ka grumbulluar më shumë se 72 milion shikime në TikTok, duke zbuluar se pjata e saj e preferuar është patatja e pjekur dhe akullorja – ndërsa ajo që urrente më shumë ishte djathi i kaltër në një kek të vogël.
Më poshtë ua sjellim vlerësimet e Mias pasi provoi ushqimet e ndryshme:
Më të mirat:
- Pica dhe akullore: 12/10
- Patate të pjekura dhe akullore: 12/10
- Pretzel dhe akullore: 10/10
- Reçel dhe djath: 10/10
- Djathë krem dhe reçel në tost: 9/10
- Kofshë pule dhe mjaltë: 8/10
- Makarona dhe mjaltë: 8/10
- Vezë të ziera dhe reçel: 8/10
- Drithëra Oreo: 8/10
- Oreo dhe salmon: 7/10
- Hudhër turshi dhe kos: 7/10
- Proshutë dhe nutella: 7/10
- Nutella dhe lëvore portokalli: 6/10
- Keqap në marule – 6/10
Më të këqijat:
- Djathë i kaltër në një kek të vogël: -10000/10
- Pulë dhe gjalpë kikiriku: 2/10
- Banane dhe djathë krem: 2/10
- Gjalpë kikiriku dhe reçel në një kërpudhë: 3/10
- Qepë e papërpunuar: 3/10
- Akullore dhe salcë BBQ: 4/10
- Vezë dhe Nutella: 4/1
- Portokall në tost: 5/10
- Luleshtrydhe dhe majonezë: 5/10
- Sardele me drithëra: 5/10
- Banane dhe majonezë – 5/10
- Akull: 6/10
- Salcë soje dhe mango: 6/10
/Telegrafi/