Site icon Telegrafi

Ordanoski: Është marrëzi të sulmohet Baily

Thirrja e Nikolla Gruevskit është strategji e dëshpëruar e OBRM-PDUKM-së. Ata fajin gjithmonë e kërkojnë te të tjerët, por këtë herë u sulën me grindje dhe kërcënime ndaj shqiptarëve, opozitës dhe diplomatëve, tha për A1on analisti Sasho Ordanoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski të shtunën ka akuzuar ambasadorët sepse shumë ndërhyjnë në politikën e brendshme dhe se qëndrimet tërhiqet nga formati i bisedimeve me partitë e tjera pjesëmarrëse ku ishin edhe ambasadorë të huaj, kurse para thirrjes së tij, protestuesit kanë mbartur mesazhe “Baily, hiq duart nga Maqedonia”.

Marrëzi është që të sulmohet ambasadori i SHBA-së, ky shtet nuk do të ekzistonte pa Amerikën. Ajo strategji do t’i çojë të mbeten në opozitë, tha Ordanoski.

Thirrja e Gruevskit në të cilën sulmon këto ditë është hasur nga kritika të mëdha publike. /Telegrafi/

Exit mobile version