Telegrafi

Orce Kamçev shoqërohet në Gjykatën Penale (Video)

Biznesmeni Orce Kamçev me automjet ishte sjell në Gjykatën Penale në Shkup. Automjeti hyri menjëherë në garazh ndërsa ai nuk u paraqit para publikut, raportojnë gazetarë e Alsat.

Gjatë kësaj pasdite, edhe një pjesë e të dyshuarve për rastin të PSP-së “Perandoria”, ishin sjell në pyetje para gjykatësit në procedurë paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sonte gjykatësi duhet të hetojë ku më pas vijon se a do të paraburgoset ose do t’i shqiptohet masa e kujdesit.

Lexo po ashtu Orce Kamçev: Jemi të hapur për bashkëpunim me PSP-në, kompanitë e mia kanë 3 mijë të punësuar

Në këtë hetim të PSP-së, të dyshuar janë 13 persona, ndërsa përveç Kamçevit, është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ata akuzohen për disa vepra edhe atë: shoqëri kriminale, keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim si dhe larje të parave./Telegrafi/