Biznesmeni Orce Kamçev sot në mëngjes ishte i ftuar në bisedë në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Në 11 të këtij mëngjesi ai me nxitim ka lëshuar hapësirat e PSP dhe gazetarët kanë dështuar që ta fotografojnë, dhe u fitua përshtypja se nuk i vjen mirë vëmendja e mediumeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Orce Kamçev është në lidhje farefisnore me Sasho Mijallkov, ish-drejtor i DSK dhe kushërir i parë i kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski.
NovaTV mëson se Kamçev nuk është nën hetim, por në procedurë paraprake erdhi vetëm në PSP, si dëshmitar.
PSP gjithashtu njoftoi se për mos prezencë në seancat e tyre për dy herë, herën e tretë do të merren masa dhe policia do të sjellë personat që atyre ju duhen për ta vazhduar hetimet.
Javën e kaluar para PSP-së ishin, Silvana Boneve nga OBRM-PDUKM, Menduh Thaçi dhe Arifikmet Xhemaili nga PDSH dhe Samka Ibraimoski nga PEPR. /Telegrafi/