Para disa ditësh, Senati i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur mbledhjen e radhës, gjatë së cilës ka avancuar profesorë nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.
Për këto avancime ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, me theks te avancimi i tetë profesorëve të rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të cilët i kanë quajtur “Supermenët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike”.
Drejtori ekzekutiv i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka thënë se publikimet e këtyre profesorëve dhe revistat në të cilat janë publikuar, janë të dyshimta, dhe se të njëjtat materiale me sqarime ia kanë dërguar edhe Senatit.
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka njoftuar se nesër në orën 12:00 do të mbajë një aksion dedikuar prorektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti.
Ky aksion do të ndërmerret në lidhje me avancimet akademike në UP.
Aksioni mbahet para Rektoratit në Prishtinë. /Telegrafi